FOTO: “U ngrit nga tavolina për ta përqafuar…”, detajet e vrasjes te ‘Kështjella” në Ndroq, kush ishin viktima dhe vrasësi

FOTO: “U ngrit nga tavolina për ta përqafuar…”, detajet e vrasjes te ‘Kështjella” në Ndroq, kush ishin viktima dhe vrasësi

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja pasditen e sotme (1 dhjetor), në kryeqytet, ku 50-vjeçari Alfred Dedja humbi jetën në një atentat brenda lokalit të njohur “Kështjella” në zonën e Ndroqit.
Autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, është një emër i njohur për policinë. Ai është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, ngjarja e bujshme e ndodhur në një kompleks në Shijak.
Vrasja ka ndodhur në sy të klientëve të tjerë që ndodheshin brenda restorantit. Viktima dhe vrasësi njiheshin me njëri tjetrin pasi Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.
Sipas dëshmitarëve, Dedja është ngritur nga tavolina për ta përqafuar dhe përshëndetur Gjoshin, para se ky i fundit të nxirrte armën.
Viktima dhe vrasësi njiheshin me njëri tjetrin
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës. Ndërsa vrasësi ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia.
Kush është Altin Hajri
Altin Hajri, përmendet dhe në dosjen ndaj ish-deputetit të PS-së, Jugris Çyrbja. Hajri dyshohet se ka ndihmuar Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Emri i Altin Hajrit ka dalë në bisedat e SkyECC ku ai së bashku me Ahmet Mashën dyshohet se kanë ndërhyrë që emri i Çyrbjes të futet në listë i treti.
Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2020, ku mësohet se ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.
Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Trupi i Jan Prengës është filmuar për herë të fundit pikërisht në garazhin e komplelsit “Golden”, ku është kapur nga kamerat e sigurisë teksa është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon.
Hajri po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Atij iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, ku u arrestuan 16 persona.
Lokali ku ndodhi vrasja
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës
Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.
Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.
Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti dyshohej se e mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente