Euro-deputetët në Gjeorgji, marshojnë me protestuesit pro-evropianë kundër qeverisë

Euro-deputetët në Gjeorgji, marshojnë me protestuesit pro-evropianë kundër qeverisë

Një delegacion i Parlamentit Evropian ka vizituar Gjeorgjinë dhe ka marshuar bashkë me protestuesit pro-evropianë.
Vizita ka ardhur teksa manifestimet kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar negociatat e anëtarësimit kanë hyrë në javën e tretë.
Policia ka përdorur taktika të dhunshme në përpjekje për të vendosur nën kontroll kryengritjen, duke arrestuar mbi 400 protestues dhe plagosur rreth 100 të tjerë.
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane mori nën kontroll Parlamentin në zgjedhjet e fundit. Opozita e akuzoi atë për manipulim të votave me ndihmën e Rusisë fqinje, që sipas saj synonte të mbante në pushtet një subjekt miqësor me Moskën.
Por protestat kundër zgjedhjeve morën përmasa të reja pasi partia në pushtet vendosi në fund të nëntorit të pezullojë procesin e anëtarësimit në BE deri në 2028-n.
Ky vendim ishte një përgjigje ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian që i etiketonte zgjedhjet as të lira e as të ndershme.
Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se gjatë procesit konstatuan akte dhune, korrupsion dhe votim të dyfishtë, duke detyruar Brukselin të kërkojë përsëritjen.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente