Erzen Breçani paraqitet në SPAK, do t’i komunikohet akuza
Ish-drejtuesi i lartë i policisë së Tiranës, Erzen Breçani është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet që t’i komunikohet akuza. Kjo vjen pak ditë pasi ai u lirua nga burgu. Ndaj Breçanit u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa iu ndalua komunikimi me persona të tjerë përveç familjarëve të tij. Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia, frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura, dhe qëndrimi në burg i rrezikonte jetën.
Erzen Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.
i.b./dita
Burimi