
E rëndë në Durrës, u dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50-vjeçari
👁1150
Një 50 vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë këtë të hënë pasi aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri në ambientet e një firme që merret me përpunimin e duraluminit.
Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, personi me inicialet D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
i.d./dita
Burimi