Detaje nga operacioni “Plumbi i Artë 2”, zbardhen 6 ngjarje kriminale, mes tyre vrasje dhe atentate
Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i SPAK “Plumbi i Artë 2”, ku u lëshuar 33 urdhër arreste. Mësohet se deri tani janë ekzekutuar 15 masa, ndërsa raportohet se janë zbardhur 6 ngjarje kriminale, si vrasje, atentate, dy vjedhje si dhe sigurim kushtesh per te kryer vrasje dhe pastrim parash.
Mes emrave qe u leshuan urdher arreste është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, ish gjyqtarja, Pajtime Fetahu, zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie.
Mësohet se Martin Musaj, zv.Drejtori i burgut të Bradasheshit, dyshohet si person i përfshirë në grupet kriminale.
Emrat:
1-Talo Çela,
2-Altin Kamami,
3-Rexhino Doci,
4-Arben Lamcja,
5-Arsen Mema,
6-Eljo Bitri,
7-Leam Rragami,
8-Elvis Daka alias Dragoviç,
9-Dorjan Dyli,
10-Matilda Hoxholli,
11-Denada Todi,
12-Flobenc Mecja,
13-Armis Stafa,
14-Maksim Koci,
15-Erzen Çopja,
16-Franc Çopja,
17-Hajdar Bako alias Çopja,
18-Mikael Qosja,
19-Martin Musaj,
20-Guri Biba,
21-Pajtime Fetahu,
22-Renato Masuku,
23-Leonardo Rragami.
ZBADHJA E NGJARJEVE KRIMINALE
Njëra prej ngjarjeve, që konsiderohet edhe një prej më të rëndave të ndodhura në Elbasan, është masakra e Bradasheshit me 3 të vrarë, ku në një pritë humbën jetën vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt, një të riu që ka porositur një mori vrasjesh për hakmarrjen e vrasjes së vëllait dhe të xhaxhait.
Po ashtu bisedat në Sky Ecc që po orientojnë hetuesit e SPAK drejt emrave të përveçëm të botës së krimit mësohet se kanë çuar në zbardhjen e vrasjes së Andi Zylyfit, Klevi Brahos dhe Klevis Kapllanit. Një mori personash që mësohet se janë në listën e urdhërarresteve janë në qeli, por ka emra të tjerë që, në fakt, kanë disa urdhërarreste për një mori veprash të rënda.
Në listën që pretendohet të publikohet në orët në vijim, interesant është emri i të dyshuarit si porositës për ekzekutimin e njerëzve të Erion Alibejt, po ashtu edhe emri i Dorian Dulit, një emri që bëri jo pak bujë teksa ndiqej nga policia dhe vrasësit e paguar nga Behar Bajri kudo nëpër Shqipëri. Shumë prej emrave ende nuk dihet se çfarë i lidh me këto krime, por SPAK ka zbardhur disa prej ngjarjeve më tronditëse në Elbasan në dekadën e fundit.
SPAK ka zbardhur vrasësit e Andi Zylyfit, 23- vjeçarit që u ekzekutua me plumb në kokë nga një automjet në ecje në Peqin. Vrasësit e tij janë zbuluar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC dhe dëshmisë së Nuredin Dumanit, ndërsa nga Prokuroria e Posaçme janë lëshuar 25 urdhërarreste.
Andi Zylyfi u ekzekutua mbrëmjen e 13 dhjetorit 2019 në Peqin, ndërsa i plagosur mbeti miku i tij Ardit Uruçi. Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ai ka pranuar se është autor i krimit të rëndë ndaj Andi Zylyfit. Kurse Fatos Gosa (Tos Gosa), i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, dyshohet se ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. “Andi Zylyfi ishte i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu. Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela e kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit”,-thuhet ne dosjen e prokurorisë.
Fatos Gosa ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.
Në dëshminë e Nuredin Dumanit është zbuluar se paratë për këtë vrasje janë paguar nga Dine Çami, ndërkohë që porositësi ishte Kel Kamami. Porosia për të kryer këtë ekzekutim ishte marrë nga banda e Talo Çelës.
VRASJA E ZYLYFIT
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë, nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim.
Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip “Golf”, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur. 26-vjeçari Andi Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit.
Më 29 dhjetor të 2018, në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.
j.l./ dita
Burimi