
Dënohet me 2 vite shërbim prove ish prefekti i Kukësit
👁705
GJKKO ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish-prefektin dhe nënkryetarin e bashkisë Kukës, Granit Gjana.
Gjana akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë në dy raste.
Sipas akuzës, Gjana dyshohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike duke favorizuar palë të caktuara, çka bie ndesh me ligjin për barazinë në tendera dhe konkurrencën e ndershme.
Prokuroria e Posaçme kërkoi një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës.
Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Gjana përfitoi ulje të dënimit, duke e reduktuar atë në 1 vit burg. Ndërkohë, SPAK kishte kërkuar konvertimin e dënimit me burg në 2 vite shërbim prove për Gjanën.
i.b./dita
Burimi