Del ekspertiza e thikës së përdorur në vrasjen e Martin Canit, dy profile ADN-je
👁460
Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” janë zbuluar dy profile ADN.
Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 14-vjeçarin M.P, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.
j.l./ dita
Burimi