Burgjet nuk ia kanë miratuar ende lejen Belerit, ja çfarë parashikon rregullorja
Një grup pune në Drejtorinë e Burgjeve është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje të shkojë fizikisht në Parlamentin Evropian si eurodeputet.
Aktualisht grupi i punës po shqyrton të gjitha mundësitë, por leja nuk është miratuar ende, për shkak se një person i cili ka marrë dënim të formës së prerë, në raste të tilla lejohet të dalë nga qelia vetëm për të marrë pjesë në takime dhe jo vetëm, vetëm brenda territorit të vendit dhe jo jashtë.
Fredi Beleri kërkon leje të shkojë në Parlamentin Evropian dhe diçka te tillë nuk e parashikon ligji, për të parandaluar një arratisje të mundshme.
Drejtoria e Burgjeve është ende duke diskutuar kërkesë e Fredi Belerit, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë apo jo një aprovim nga drejtori Klevis Qose.
Ishin mediat greke, përfshirë televizionin shtetëror grek ERT, që sot transmetuan një lajm ku e bënë fakt të kryer lejen e marrë nga Beleri për të shkuar në PE.
i.b./dita
Burimi