Autostrada Thumanë-Kashar, nga data 4 janar e vitit të ardhshëm nis aplikimi i tarifës

Nga data 4 janar e vitit të ardhshëm, në autostradën Thumanë-Kashar nis aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njofton nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.
Vepra e re infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, veç sigurisë dhe komoditetit, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset.
Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar dhe i hapur për qarkullim prej 30 qershorit, nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente