Atentati në Dobraç, arrestohet personi që vodhi në Durrës makinën e autorëve
Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor.
Sipas Report Tv, dy javë më parë policia ka arrestuar në Shkodër personin që kishte vjedhur makinën tip “Range Rover Sport” në Durrës që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.
Arrestimi i tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.
Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.
Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.
Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.
j.l./ dita
Burimi