Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, u prezantua si zyrtar dhe përfitoi 3 mln lekë nga biznesmeni

Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, u prezantua si zyrtar dhe përfitoi 3 mln lekë nga biznesmeni

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop” është arrestuar në flagrancë 57-vjeçari me iniciale R.M. (banues në Tiranë).
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 57-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar kanë përfituar 3 milionë lekë nga administratori i një subjekti privat.
Policia njofton se ata kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal” në emër të një përfaqësuesi vendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
i.b./dita
Burimi