
Aksident në Korçë-Pogradec, makina përfundon në kanalin buzë rruge
👁782
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, në aksin Korçë-Pogradec.
Raportohet se shoferi i automjetit për arsye ende të paditura ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në afërsi të fshatit Zvirinë.
Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar. Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale por jo dëme në njerëz.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
i.b./dita
Burimi