
Afera ‘Partizani’, ndërtuesi Fatmir Bektashi në SPAK, i komunikohet akuza
👁4630
Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Atij pritet që t’i komunikohet zyrtarisht akuza.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion e pastrim parash, në të njëjtin proces hetimor me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e këtij të fundit, Jamarbër Malltezi, të cilëve iu komunikua akuza ditën e djeshme.
Bektashi është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
j.l./ dita
Burimi