
112-vjetori i Pavarësisë, ngrihet në New York Flamuri ynë kombëtar
👁412
Kreu i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams mori pjesë në një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan për të kujtuar ditën e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ai publikoi pamjet nga ceremonia ku Flamuri i Shqipërisë u ngrit krah atij Amerikan dhe ku vetë kryebashkiaku Eric Adams mbajti një fjalë përshëndetëse, ku u theksua se eventi nxjerr në pah vlerësimin për diversitetin e qytetit që investon në të ardhmen për veten.
“E dua Shqipërinë” e mbylli fjalën e tij kryebashkiaku i New York-ut i cili formoi me duar simbolin e shqiponjës.
i.b./dita
Burimi