Gavi sfidon Real Madridin: E shoh të shqetësuar, i humbi të katër ‘El Clasico’ e sezonit të kaluar

Gavi sfidon Real Madridin: E shoh të shqetësuar, i humbi të katër ‘El Clasico’ e sezonit të kaluar

Në mikrofonat e gazetës spanjolle “AS” foli mesfushori i Barcelonës, Gavi, duke hedhur menjëherë sfidën e parë ndaj rivalëve të Real Madridit për sezonin e ri, që po afrohet. “A janë të shqetësuar te Reali? Sigurisht që janë. Ne fituam 4 ‘El Clasico’ nga 4 të tilla sezonin e kaluar, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Është normale që të jenë të shqetësuar. Në fund të fundit, sezonin e kaluar ne ishim spektakolarë, ndërsa ata nuk fituan asgjë”. Për herë të parë që nga viti 2021, Real Madridi e përfundoi sezonin e kaluar pa fituar ndonjë trofe të...