Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gattuso me një “tabor” kampionësh bote të 2006-tës në drejtimin e Italisë, detajet e plota
👁13426
Zgjedhja është tashmë e bërë; Rino Gattuso do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Afatet pritet të respektohen. Gravina dëshiron ta mbyllë gjithçka nesër (të dielën), për ta bërë zyrtarizimin të hënën. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet brenda fundit të javës së ardhshme. Presidenti i FIGC ka folur disa herë me Gattuson dhe tashmë mbetet vetëm formalizimi i marrëveshjes me prani fizike. Kontrata do të jetë si ajo e Spallettit (jo më shumë se 2 milionë euro në vit) dhe do të ketë si afat skadence Botërorin e ardhshëm (me shpresën që Italia të kualifikohet). Më pas është...