Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gati të shpërthejë lufta në Azi, evakuohen mbi 100 mijë persona
Azia është përfshirë nga tensione të mëdha, pasi përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias në kufirin e përbashkët kanë hyrë në ditën e dytë të luftimeve intensive. Të dyja palët kanë shkëmbyer zjarr me artileri të rëndë dhe raketa, duke rrezikuar seriozisht përshkallëzimin e konfliktit në një luftë të hapur. Sipas ushtrisë tajlandeze, goditjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit në provincat kufitare Ubon Ratchathani dhe Surin. Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për përdorim të artilerisë dhe raketave ruse BM-21, ndërsa vetë ka reaguar me zjarr të drejtpërdrejtë. Në një deklaratë, kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, paralajmëroi se...