“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e re ligjore, kundër protestave të dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë. Rama prezantoi 6 instrumentet, që sipas tij i japin një goditje dhunës së shkaktuar nga ata që duan të marrin peng popullin shqiptar dhe Qeverinë. Ndër masat e bëra publike nga Rama, parashikohet dëmshpërblimi i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme, detyrimi i shkatërruesve për të paguar për dëmet e shkaktuara, krijimi i një regjistri me emrat e personave që ushtrojnë dhunë, një kod etike për mësuesit e arsimit parauniversitar, ndryshime në kodin penal dhe në ligjin për tubimet, si dhe sanksione për protestuesit që pengojnë jetën normale të qytetarëve. Rama tha gjithashtu se gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, një grup...