Gasperini do t’i japë shansin, Marash Kumbulla gati t’ja rinisë te Roma

Gasperini do t’i japë shansin, Marash Kumbulla gati t’ja rinisë te Roma

Marash Kumbulla do të rikthehet në Romë pas grumbullimit me Kombëtaren. Mbrojtësi shqiptar ka përfunduar huazimin e tij 1-vjeçar te Espanjoli, ku ishte një nga pikat kyçe të skuadrës. Shtatlarti kuqezi la pas një sezon të shkëlqyer në La Liga, duke ndihmuar ekipin të siguronte qendrimin në elitë. Sipas “La Gazzeta dello sport”-it, Marash Kumbulla do të ketë shansin e tij te Roma. Gasperini ka kërkuar përforcime për prapavijën dhe pritet t’i japë mundësinë Kumbullës të tregojë vlerat e tij gjatë fazës përgatitore. Një tjetër emër që kërkohet nga trajneri italian ësht edhe Edvin Kurtulusi./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com