Gardh në hapësirën publike në Salari të Tepelenës, nën hetim 64-vjeçari

Gardh në hapësirën publike në Salari të Tepelenës, nën hetim 64-vjeçari

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 64 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi me vetëgjyqësi ka rindërtuar një gardh, duke zënë një hapësirë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net