Gara SHBA-Kinë për IA-në, ‘Microsoft’ kërkon rregulla ndërkombëtare për sigurinë

Gara SHBA-Kinë për IA-në, ‘Microsoft’ kërkon rregulla ndërkombëtare për sigurinë

Qumështi dhe lavatriçet i nënshtrohen më shumë rregullave të sigurisë sesa inteligjenca artificiale (IA), deklaroi sot presidenti i “Microsoft”, Brad Smith, duke bërë thirrje për vendosjen e rregullave të përbashkëta në nivel ndërkombëtar, për kontrollin e kësaj teknologjie, sipas BBC. Sipas Smith, kompanitë duhet të kenë detyrime të qarta ligjore, për të garantuar sigurinë e sistemeve të IA-së, përfshirë njoftimin e personave të prekur, kur këto sisteme dalin jashtë kontrollit dhe shkaktojnë probleme. Ai kërkoi gjithashtu që të përcaktohen rastet kur teknologjitë e reja, duhet t’u nënshtrohen kontrolleve nga ekspertë të pavarur përpara se të hidhen në përdorim. “Për momentin, lavatriçja juaj i nënshtrohet më shumë rregullave të sigurisë sesa inteligjenca artificiale. Çdo kuti qumështi që shihni në supermarket duhet të përmbushë rregullat e sigurisë...