Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gara për titullin, Dinamo rrit kuotat/ Triumfi në Kupë, ngjit skuadrën e Dajës në renditjen e favoritëve
👁12027
Numërimi mbrapsht ka nisur. Nga mbrëmja e së dielës, deri në atë të 12 majit, në “Arenën Kombëtare” do të luhen sfidat e “final four” që do të përcaktojnë edhe kampionin e ri të Shqipërisë. Sipas renditjes përfundimtare të sezonit të rregullt, Egnatia, Vllaznia, Dinamo City dhe Partizani janë në garë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit në vend. Por finalja e Kupës dhe triumfi I Dinamo City ndaj Egnatias, kampione në fuqi, ka ndryshuar hierarkinë e favoritëve. Meritë e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, që ka rritur ndjeshëm kuotat e saj për t’u kthyer te titulli kampion...