Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka hapur thirrjen për aplikime për Programin Vjetor 2027, duke ftuar artistë, kuratorë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të arteve pamore që të paraqesin propozimet e tyre për projekte artistike dhe kulturore. Sipas njoftimit të Galerisë, thirrja përfshin ekspozita ndërdisiplinare në fusha të ndryshme të artit, si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Po ashtu, mund të aplikohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale. Projektet mund të realizohen në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës ose jashtë tyre, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e institucionit. Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e GKK-së: GKK Qendrore dhe GKK QAFA. Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe kolektive, organizata dhe komunitete kulturore, ndërsa kontratat do të lidhen me...