“Gala Operistike”, TKOBAP nis sezonin e ri me zërat dhe kryeveprat e repertorit operistik
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor hapi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri artistik me “Gala Operistike”, një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës lirike, ku zërat, muzika dhe emocionet u ndërthurën në skenë. Nën tingujt e repertorit operistik artistët sollën për publikun një program të pasur me kryevepra të repertorit botëror, duke shënuar nisjen e një sezoni të ri që premton të jetë i mbushur me shfaqje, koncerte dhe ngjarje të rëndësishme artistike. “Gala Operistike” u konceptua si një përshëndetje artistike për nisjen e sezonit, duke vendosur në qendër fuqinë e zërit dhe të muzikës, përmes interpretimit të artistëve të skenës së Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh se “hapja e...
Burimi:
kultplus.com