Gafë apo sukses? Bayern finalizon blerjen e shumëpritur në sulm

Gafë apo sukses? Bayern finalizon blerjen e shumëpritur në sulm

27 Korrik 2025 14:54 Telesport Arrihet akordi! Liverpool ka pranuar ofertën e Bayern për sulmuesin Luis Diaz, raporton Fabrizio Romano. Kolumbiani do të shitet për 75 mln euro te bavarezët, duke u bërë një nga blerjet më të kushtueshme në historinë e kampionatit gjerman. Me blerjet e Florian Wirtz dhe Ekitike, Liverpool ka nevojë për të shitur dhe anësori kolumbian ishte i përzgjedhuri i trajnerit Arne Slot në listën e “spastrimeve”. Bayern bëri përpjekje të dëshpëruara për një sulmues krahu. Pas disa dështimesh, “ngeci” te kolumbiani. Luis Diaz, Musiala, Olise dhe Harry Kane – ky do të jetë sulmi bavarez...