Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

Për të forcuar sulmin e tyre, Barcelona ka vendosur të mbështetet në përvojën dhe aftësitë e Gabriel Jesus. Klubi katalanas finalizoi negociatat me Arsenalin për të marrë brazilianin për afërsisht 10 milionë euro plus bonuse. Nënshkrimi i ri i Barcelonës ka deklaruar: “Do të përpiqem të flas spanjisht, pasi kam mësuar diçka nga Guardiola dhe shokët e mi të ekipit. Negociatat ishin të shpejta. Edhe pse kam pasur dy vite të vështira, të gjithë më njohin mua dhe cilësitë e mia. Jam i emocionuar që jam këtu. Falënderoj Decon dhe presidentin për mundësinë”. Më pas ai foli për ekipin e tij të ri: “E pashë ndeshjen kundër Rayos dhe ishte hera ime e parë në Camp Nou. Mezi pres të luaj, të kontribuoj dhe të...