Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gabriel Garsia Markez, erdhi si shtjellë shpirti në realizmin magjik për të mbetur i magjishmi i krijimit
👁13331
Nga Albert Vataj Pas një kaplimi prej më shumë se dy vitesh nga Alzheimer, shkrimtari i madh kolumbian, Gabriel Garcia Marquez reshti së gjëmuari me frymë gjoksin e rrënuar nga 87 vitet e moshës, në shtëpinë e tij në Mexico City, më 17 prill 2014. Gjëmimet e një zemre të lodhur kanë gufuar në kraharorin e tij të lëveshkur dhe prushin e thinjave në gjoksin që nuk hovet më. Ai vendos të tregojë me nota pathosi dhe nëpërmjet një mbamendje të zëshme, se di të kridhet në krahët e vdekjes, jo vetëm nëpërmjet rrëfimtarisë dhe bashkëjetimit trandës. Në çdo ndjenjë,...