Gabbia: Jam i lumtur që Modric qëndroi me ne. Amorim? Kur ndryshon trajneri, duhet kohë

Gabbia: Jam i lumtur që Modric qëndroi me ne. Amorim? Kur ndryshon trajneri, duhet kohë

8 Tetor 2026 14:38 Alfred Lleshi Mbrojtësi i Milanit, Matteo Gabbia, foli për DAZN mbi fillimin e sezonit, punën me Ruben Amorim dhe harmoninë me shokët e rinj të repartit. Për punën me trajnerin portugez: “Po shkon mirë. Jemi të kënaqur me atë që po bëjmë, por të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Sezoni sapo ka nisur dhe kur ndryshon trajneri gjithmonë nevojitet pak kohë. Ne po përpiqemi ta shkurtojmë këtë periudhë me punë dhe përkushtim”. Për afrimet e reja: “Është e vështirë të veçosh vetëm një. Të gjithë kanë sjellë diçka, brenda dhe jashtë fushës. Jam i kënaqur me të gjithë dhe shumë i lumtur që Modric qëndroi. Jemi një grup i mirë dhe tani na takon neve të bëjmë një...