Volejboll/ Kupa nis pa surpriza: Pogradeci e Partizani komandojnë në Grupin A, fitojnë edhe Tirana e Skënderbeu
Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka nisur sot me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Pas përfundimit të fazës së parë të Superligës, ekipet janë ndarë në dy grupe në bazë të renditjes së kampionatit. Në Grupin A, ekipi i Pogradecit, kampion në fuqi, fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë së vendit të fundit (25-15, 25-9, 25-8). Një ndeshje që ishte si një stërvitore për pogradecaret. Më e bukur ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, me të kuqtë që fituan 3-1 (25-22, 29-31, 25-20, 25-21). Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, por kryeqytetaset u treguan më të sakta në momentet vendimtare. Në Grupin B, skuadra e Tiranës mundi 3-0 në “Fahrie Hoti” rivalet e Lushnjës (25-7, 25-8, 25-20). Takimi u komandua nga bardheblutë, që...
Burimi:
telesport.al