No Image Available

G7 hap rezervat/ 100 milionë fuçi naftë në treg

G7 ka vendosur të nxjerrë në treg deri në 100 milionë fuçi naftë dhe produkte të naftës nga rezervat strategjike, në një përpjekje për të rritur furnizimin dhe për të zbutur presionin mbi tregjet energjetike. Masa do të koordinohet përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë dhe do të zbatohet gjatë katër muajve të ardhshëm, me një sasi të konsiderueshme diesel-i që do të hidhet në treg që në 20 ditët e para. Vendimi u bë publik pas takimit virtual të liderëve të G7, të kryesuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në deklaratën e përbashkët, vendet e grupit thanë se synojnë të stabilizojnë furnizimin e menjëhershëm me energji dhe të kufizojnë goditjet e çmimeve për familjet dhe bizneset. G7 gjithashtu u zotua të shmangë kufizimet e eksporteve...