“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus
Vendimi i administratës Trump për ta rikthyer Rusinë në gjirin e diskutimeve mes zyrtarëve kryesorë ekonomikë të botës po nxit tensione të reja me aleatët evropianë, të cilët duan të vazhdojnë izolimin e Moskës për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ishte i pranishëm të hënën në ditën e parë të bisedimeve të G20-ës, të organizuara nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, zhvilloi gjithashtu një takim kokë më kokë me Siluanovin në hapjen e samitit. Megjithatë, prania e Siluanovit u kundërshtua nga zyrtarët evropianë në Asheville dhe vendimi për ta përfshirë zyrtarin rus në takim shkaktoi debate lidhur me planifikimin e fotos së përbashkët të pjesëmarrësve. “Sekretari Bessent pati një takim produktiv me ministrin rus...
Burimi:
javanews.al