Futbollisti i Tiranës i dedikon golin vajzës së tij që ndërroi jetë në moshën 9-vjeçare: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen
Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 3-0, ndërkohë që pas këtij dueli, i shpallur edhe si lojtari I ndeshjes Freddy Alvarez, deklaroi për mediat duke shpjeguar edhe mënyrën e festimit të golit të tij me duart dhe shikimin nga qielli, një dedikim special ky për vajën e tij që ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 9-vjeçare në Tiranë. “Shpresoj që ta fitoj këtë çmim edhe javën tjetër, që të ndihmoj ekipin të marrë pikët. Në aspektin personal nuk jam mirë, për atë që më ndodhi. Familja ime nuk ka qenë aty ku duhet, pasi e dini se çfarë ka ndodhur. Por...
Burimi:
top-channel.tv