Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

Futbolli italian është në zi. Sandro Mazzola, një prej figurave më të mëdha në historinë e Interit dhe të kombëtares italiane, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Një emër legjendar i futbollit italian, Mazzola do të mbetet i paharruar për kontributin e tij me fanellën zikaltër dhe atë të Italisë. I lindur në Torino dhe i rritur mes dhimbjes së humbjes së babait të tij, Valentino Mazzola, kapitenit legjendar të “Grande Torino”, Sandro arriti të ndërtonte një karrierë madhështore, duke e kthyer mbiemrin Mazzola në një simbol të futbollit italian. Nga “Veleno” te debutimi me Interin Talenti i tij u zbulua nga Benito Lorenzi, sulmuesi i famshëm i Interit i njohur me nofkën “Veleno”. Mazzola iu bashkua akademisë së klubit zikaltër, ku pati mundësinë...