Fustani i famshëm i Princeshë Dianës del sërish në ankand, pritet të shitet për 300 mijë dollarë
Një nga veshjet më ikonike të Princeshë Dianës, i njohur si “fustani i hakmarrjes”, do të dalë sërish në ankand, rreth tri dekada pasi u bë pjesë e një prej momenteve më të paharrueshme të stilit të saj. Fustani i zi, i ngushtë pas trupit dhe me shpatulla të zbuluara, u vesh nga Diana më 29 qershor 1994, në të njëjtën ditë kur bashkëshorti i saj i atëhershëm, tashmë mbreti Charles III, pranoi publikisht se e kishte tradhtuar. Në një periudhë kur martesa e çiftit mbretëror ishte nën vëmendjen intensive të mediave britanike, Diana zgjodhi të shfaqej në publik me një veshje që tërhoqi menjëherë vëmendjen. Fustani, i krijuar nga stilistja greke Christina Stambolian, u kombinua me taka dhe çantë të zezë, thonj të kuq...
Burimi:
kultplus.com