Fushëbualli pa ujë të pijshëm, Bashkia Elbasan hesht, Çopja: Banorët protestojnë për një nevojë jetike!
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PD, Elbasan, Bjanka Çopja, ka dalë në mbështetje të banorëve të fshatit Fushëbuall, në njësinë administrative Shushicë, të cilët protestuan para Bashkisë Elbasan për mungesën e ujit të pijshëm.Protesta vjen pas mungesës së reagimit nga Bashkia Elbasan për zgjidhjen e këtij problemi. Ajo theksoi se banorët po kërkojnë plotësimin e një nevoje jetike dhe në këtë drejtim ajo dhe këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak do të jenë krah tyre deri në zgjidhjen e problemit dhe garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Reagimi i plotë: Kjo nuk është një protestë politike por jetike! Në mbështetje të banorëve të fshatit Fushëbuall, njësia administrative Shushicë. Mungesa e ujit të pijshëm vazhdon. Në mungesë të reagimit të Bashkisë Elbasan, një përfaqësi e banorëve erdhën të protestojnë...
Burimi:
syri.net