Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fushatë për njëri-tjetrin më 11 maj? Braçe: Tabaku të ndihmon, e kthen Kuvendin në vend pune!
Në A2 CNN, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe rivalja demokrate Jorida Tabaku, përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. I pyetur nëse “bënë fushatë” për njëri-tjetrin, referuar këtu deklaratave dhe postimeve të tyre, ku shpreheshin se secilit i takon të jetë në Kuvendin e ri, Braçe u përgjigj duke thënë: “Patjetër kjo është reciproke”. Ai e vlerësoi rolin e Tabakut si politikane, duke theksuar se Kuvendit të Shqipërisë i duhen deputetë të ngjashëm me kolegen demokrate, të cilët e kthejnë atë në ambient pune, ku përplasen...