Fushata për mandatin e katërt, Edi Rama të martën në Gjirokastër

Fushata për mandatin e katërt, Edi Rama të martën në Gjirokastër

Edi Rama vijon turin e tij elektoral të martën në Gjirokastër. Mësohet se kryeministri do të zhvillojë disa takime dhe inspektime, njëjtë siç ka bërë edhe në qarqe të tjera të vendit. Mes takimeve do të ketë edhe një me gra e vajza, të cilat sipas sondazheve të brendshme rezultojnë mbështetëset më të mëdha të Partisë Socialiste. Në Gjirokastër PS kandidon Mirela Kumbaron, Albana Dhimitrin, Piro Dhimën, Shyqyri Hysin dhe Tërmet Peçin.
Burimi: Argjiroja.net