Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Fushata, grimca spektakli”, akademiku Fuga: Mungesë komunikimi serioz, vota e diasporës është “Thembra e Akilit”
👁8702
Politikanët po shfrytëzojnë çdo ditë të fushatës me tubime, takime derë më derë, spote, ftesa në rrjete sociale, çdo hapësirë nga ku mbajnë edhe fjalime të vazhdueshme me gjuhë të cekët elektorale sipas akademikut Artan Fuga. “Kjo fushatë deri tani është spektakolizuar. Ka shumë nota të cilat duken në pamje të parë të sipërfaqshme shpeshherë të mbështetura në shkëmbime batutash edhe formula që marrin ndonjëherë dhe përmasa komike”, tha Fuga. Arsyet pse liderët e subjekteve zgjedhore kanë zgjedhur këtë mënyrë komunikimi në këndvështrimin e profesorit karakterizohet nga mosthellimi i arsyetimit politik me qëllim viralitetin. “Ka një mungesë komunikimi serioz me...