“Furtunë” në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen besnikët e Veliajt

“Furtunë” në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen besnikët e Veliajt

Kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, në Bashkinë e Tiranës ka nisur vala e shkarkimeve. Sipas burimeve të tvklan.al, ditën e sotme janë shkarkuar disa punonjës në poste drejtuese në Bashkinë Tiranës, të cilët konsiderohen si personat besnikë të Erion Veliajt. Mësohet se janë shkarkuar dy drejtorë të Bashkisë dhe situata është konfliktuale dhe e tensionuar. Të njëjtat burime thonë për tvklan.al se në mesin e të shkarkuarve janë J.H., B.P. dhe punonjës të tjerë. Aktualisht Bashkia e Tiranës drejtohet nga Anuela Ristani, e cila është komanduar si kryebashkiake në mungesë të Erion Veliajt. Kujtojmë se...
Burimi: Opinion.al