Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Furtuna” në Durrës/ Dorëhiqen administratorët e pesë njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot nga Durrësi një mesazh të prerë për drejtuesit vendorë në të gjithë vendin, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative, me afat deri të hënën. Ndërkohë, në Durrës, lëvizjet kanë nisur një ditë më parë. Në përputhje me kërkesat e takimit të zhvilluar tri ditë më parë në Bashkinë e Durrësit nga Rama, dorëheqjen e kanë paraqitur tashmë administratorët e pesë njësive administrative të bashkisë së Durrësit: Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull. Bëhet fjalë për Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin. Po ashtu,...