Furnizonte protestuesit me fishekzjarre, zbulohet magazina në Tiranë, vlera arrin në 40 mijë euro, arrestohet i riu

Furnizonte protestuesit me fishekzjarre, zbulohet magazina në Tiranë, vlera arrin në 40 mijë euro, arrestohet i riu

pamje nga magazina TIRANË-Një banesë e përshtatur në magazinë me 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme është zbuluar në Tiranë. Lidhur me rastin një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi mendohet se ai do t’ua shiste fishekzjarret dhe lëndët e tjera protestuesve. Blutë njoftojnë se lëndët piroteknike të sekuestruara kanë një vlerë prej 40 mijë eurosh. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi...