Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi
Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që vepronte në ishullin e Kretës, e cila dyshohet se importonte në mënyrë të paligjshme municione luftarake nga Shqipëria. Gjatë operacionit u arrestuan katër anëtarë të grupit dhe një person tjetër që ndihmonte aktivitetin e tyre. Sipas Protothema, hetimet zbuluan se që prej prillit 2025, anëtarët e kësaj organizate kishin bashkëpunuar me një rrjet tjetër kriminal me qëllim trafikimin e sasive të mëdha fishekësh drejt Kretës, për t’i shitur më pas në tregun ilegal, kundrejt fitimeve të konsiderueshme. Rrjeti funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar: porositë për municione mblidheshin në Greqi, dhe më pas sigurimi...