Funerali i Papa Françeskut/ Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore

Funerali i Papa Françeskut/ Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie për funeralin e Papa Françeskut, ku pritet pjesëmarrja e qindra liderëve dhe përfaqësuesve nga mbarë bota. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me strukturat civile dhe ushtarake, ka vendosur në funksion një pajisje të zgjeruar mbrojtëse për të garantuar sigurinë në të gjithë kryeqytetin. Forcat e Armatosura, të koordinuara nga Komanda e Përbashkët Operacionale (COVI), janë angazhuar me sisteme të sofistikuara anti-drone, të afta për të zbuluar, bllokuar dhe neutralizuar çdo kërcënim ajror potencial. Në det të hapur, pranë brigjeve të Fiumicino-s, është pozicionuar një destrojer ushtarak, ndërsa Eurofighter-ët patrullojnë në hapësirën ajrore...
Burimi: Top-Channel.tv