Fundoset trageti me 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, humbin jetën 6 persona

Fundoset trageti me 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, humbin jetën 6 persona

Një ngjarje tragjike është regjistruar pranë ishullit turistik të Balit në Indonezi. Një target është fundosur, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona si dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas raportimeve, trageti transportonte 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në momentin kur u fundos. Mjeti lundrues po udhëtonte nga Banyuwangi, në bregun lindor të ishullit Java, drejt Balit. Zyra e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit ka konfirmuar se 31 persona janë shpëtuar deri tani, ndërkohë që përpjekjet për kërkim dhe shpëtim vazhdojnë me intensitet. Autoritetet kanë nisur një hetim mbi shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave...
Burimi: Vizionplus.tv