Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fundjavë përvëluese, e premtja pritet të shënojë 42 gradë. Shi të dielën
Kjo e premte do të regjistrojë temperaturën më të lartë të kësaj vere, 42 gradë Celsius. Meteorologia Anira Gjoni, thotë se nga temperaturat e larta do të preken thuajse të gjitha qarqet, edhe Kukësi, ku pritet që temperatura maksimale të arrijë deri në 39 gradë. ”E premtja pritet që të shënojë temperaturat më të larta. Të premten në bregdet presim që minimalja të shënojë 22 gradë, ndërsa maksimalet 36 gradë. Në zonat e ulëta, minimalet 22 gradë ndërsa maksimalet në 42 gradë. Në zonat malore minimalja 18 gradë ndërsa maksimalja deri në 37 gradë. Të shtunën minimalja në bregdet do...