Fundi tragjik i 31-vjeçarit shqiptar, gjendet i pajetë në një pus. Pista kryesore e hetimeve
Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në provincën Forlì-Cesena të Italisë. Viktima dyshohet se është shqiptari Denaldo Maxhallakui, i zhdukur prej disa javësh, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Pranë pusit janë gjetur disa gëzhoja pistolete, ndërsa rreth tri javë më parë, makina e shqiptarit ishte gjetur e djegur plotësisht. Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje. Autoritetet po punojnë për të konfirmuar identitetin e viktimës dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
kohajone.com