Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fuga dezerton nga oborri i Ramës, eminenca gri e kryeministrit “arratiset” me gjithë familjen për në Xhakarta
Endri Fuga largohet përfundimisht nga Edi Rama të cilit i shërbeu për një periudhë të gjatë si eminenca gri dhe hija e kryeministrit. Sipas burimeve të gazetës SOT, Fuga është larguar drejt Xhakartës, Indonezi ku do të jetë pjesë e një projekti këshillues në institucionet e këtij shteti. Largimi i Fugës është shumë i dyshimtë, pasi nuk ekziston një motiv për ftohjen me kryeministrin. Endri Fuga pas prezencës pranë Edi Ramës si këshilltari kryesor i tij, u emërua Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim (MIA) më 29 shtator 2021, me urdhër të Kryeministrit. Këtë post e mbajti deri në...