Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale
Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen e tyre nga platformat digjitale. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, deklaron se pas apelit në Top Channel, reagimi ka qenë i menjëhershëm. “Pas apelit publik që u bë nga emisioni Tech Talk, ne në fakt patëm fluks ankesash, të cilat vinin nga qytetarë, nga artistë të prekur, edhe nga shoqëri civile, nga disa organizata”, u shpreh kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. Statistikat tregojnë se numri i ankesave për këtë rast është gati sa gjysma e totalit të raportimeve që kanë ndërmarrë gjatë vitit 2026. Mes dhjetëra ankesave, nëpërmjet bashkëpunimit me TikTok janë arritur të bllokojnë 45 linqe në TikTok. “Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit...
Burimi:
javanews.al