Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
FSHF prezanton rregulloren e FIFA
👁8324
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një takim informues me trajnerët dhe menaxherët e ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave. Në qendër të kësaj mbledhjeje, ishte prezantimi i rregullave thelbësore të FIFA-s që lidhen me përkatësinë federative të lojtarëve, si dhe qartësimi i procedurave dhe trajtimi i çështjeve përkatëse. Takimi u udhëhoq nga Drejtori Administrativ i Institucionit të futbollit, Aldi Topçiu, i cili prezantoi dhe diskutoi me të pranishmit rregulloren për statutin dhe transferimin e lojtarëve. Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe procedurat dhe afatet kohore, sanksionet disiplinore, si dhe disa çështje të tjera të rëndësishme. Gjatë mbledhjes së mbajtur në ambietnet...