FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor

FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhuruar materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS, duke vijuar mbështetjen e saj të vazhdueshme për këtë komunitet dhe për nismat që synojnë të kontribuojnë në mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve. Kjo nismë vjen në vazhdën e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për të qenë pranë Fshatit SOS, duke e shtrirë kontributin përtej fushës së sportit dhe duke mbështetur edhe iniciativa që lidhen drejtpërdrejt me edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Në aktivitet ishte e pranishme anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila u shpreh se ky kontribut, edhe pse modest në pamje të parë, përcjell një mesazh të rëndësishëm për fëmijët dhe brezat që do të vijnë. “Ky...